Rekomandimet e UEFA-s për kampionatet, çfarë do të ndodhë me fatin e futbollit?

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka mbajtur sot mbledhjen e radhës përmes videokonferencës, duke u munduar të japë sqarime rreth kampionateve që i ka ndërprerë pandemia koronavirus.

Grupi Punues i Kalendarit po i shqyrton dy skenarët që parashikojnë fillimin e garave të klubeve para ndeshjeve ndërkombëtare të UEFA-s në gusht, transmeton Gazeta Olle.

UEFA ka kërkuar nga Federatat anëtare që të eksplorojnë të gjitha opsionet e mundshme për të vazhduar garat, por duke theksuar që shëndeti i lojtarëve, shikuesve dhe gjithë atyre që janë të përfshirë në futboll, mbetet shqetësimi kryesor në këtë kohë.

Skenari ideal, nëse e lejon situata pandemike, është që kampionatet që aktualisht janë të pezulluara, të luhen deri në fund në mënyrë që klubet të kualifikohen në garat e UEFA-s me merita sportive.

Nëse një gjë e tillë nuk është e mundshme, UEFA preferon që kampionatet e pezulluara të rinisin me një format të ndryshëm (Play-Off), në mënyrë që klubet të arrijnë kualifikimin me merita sportive.

“Ligat mund të kenë arsye legjitime për të mbyllur kampionatet para kohe, në rastet e mëposhtme:

Ekzistimi i një urdhri zyrtar, që ndalon aktivitetet sportive në mënyrë që kampionati aktual të mos përfundojë para një datë që do ta bëjë të mundur mbylljen e sezonit aktual në kohën e duhur, para fillimit të sezonit tjetër.

Probleme të pakapërcyeshme ekonomike, të cilat e pamundësojnë përfundimin e sezonit, pasi që do të rrezikonte qëndrueshmërinë financiare afatgjate të kampionatit dhe/ose klubeve.

Nëse një kampionat përfundon para kohe për arsye legjitime, në përputhje me kushtet e mësipërme, UEFA do të kërkojë nga Federatat që të zgjedhin klubet për garat ndërkombëtare të edicionit 2020/21, bazuar në meritat sportive (rezultatet/renditjen) të edicionit 2019/20.

Procedura për zgjedhjen e klubeve duhet të bazohet në parime objektive, transparente dhe jo-diskriminuese.

Federatat duhet të kenë aftësinë të vendosin pozicionet përfundimtare në garat e tyre të brendshme, duke marrë parasysh rrethanat specifike të secilit kampionat.

Përcaktimi përfundimtar i vendeve të pranueshme për garat e klubeve të UEFA-s, duke të konfirmohet nga organet përkatëse të nivelit vendor.

UEFA refuzon të drejtën të refuzojë ose vlerësojë pranimin e ndonjë klubi të propozuar nga një kampionat i ndërprerë para kohe, në vecanti kur:

Garat vendëse nuk janë përfunduar para kohe bazyar në arsyet e dhëna në udhëzimet e UEFA-s ose në bazë të ndonjë arsye tjetër të ligjshme të hsëndetit publik.

Klubet u zgjodhën në përputhje me një procedurë e cila nuk ishte objektive, transparente dhe jo-diskriminuese, në mënyrë që klubet e zgjedhura në mund të konsideroheshin se ishin kualifikuar në meritat sportive.

Ekziston një përceptim publik i padrejtësisë në kualifikimin e klubit”, njofton UEFA.