Rekordet unike të Peles dhe Zarras mund të arrihen nga Messi këtë sezon

Mediet në Spanjë i kanë kushtuar rëndësi të madhe rifillimit të sezonit në La Liga.

Sot (e enjte) me fillim nga ora 22:00, Sevilla zhvillon derbin përballë Real Betis, me futbollin në Spanjë që rikthehet pas tre muajve.

Derisa Barcelona do të synojnë fitimin e titullit pas udhëheq me dy pikë më shumë se Real Madrid, Lionel Messi ka para tij edhe dy sfida tjera.

Ylli argjentinas deri në fund të sezonit mund të thyejë dy rekorde të legjendave të futbollit, Pele dhe Telmo Zarra.

Pele është lojtari me më së shumti gola te një skuadër, duke shënuar 643 herë në fanellën e Santos.

Lionel Messi, te Barcelona ka shënuar 627 gola, dhe ka mundësi të mirë të arrijë dhe kalojë rekordin e Pele.

Një tjetër rekord që mund të arrihet nga Lionel Messi, është ai i golashënuesit më të mirë në La Liga, i njohur si ‘Pichichi’.

Telmo Zarra dhe Messi kanë fituar nga dy gjashtë këtë çmim, dhe ky i fundit, është në rrugë të mirë të fitojë për të shtatën herë, pasi kryeson në renditjen e golashënuesve në La Liga me 19 gola të shënuara, pesë më shumë se Karim Benzema.