Reshjet e shumta të shiut shkaktojnë përmbytje në Spanjë

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime të mëdha në disa pjesë të Spanjës, raporton BBC.

Shkalla më e lartë e paralajmërimit është vendosur në fuqi në rajonet e Madridit, Toledos dhe Cadizit.

Ndeshja e futbollit e paraparë të luhet të dielën mes Atletico Madridit e Sevillas është shtyrë shkaku i shiut.

Banorëve në Madrid iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të “reshjeve jonormale të shiut”.

Vetëm në kryeqendër të Spanjës, Madrid, zjarrfikësit janë telefonuar 190 herë për të intervenuar në rrugët e vërshuara.

Shumica e shiut, që është sjellë nga stuhia “Dana”, është koncentruar në Cadiz, Tarragona dhe Castello, rajonet bregdetare. /koha