Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë protestuar sot, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Me flamuj shqiptarë dhe pankarta si “Ndal diskriminimit institucional”, protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre, duke theksuar se zbatimi i ligjit për gjuhët duhet të respektohet plotësisht nga institucionet.
Gjatë tubimit u dëgjuan edhe thirrje si “Mos e prekni Ligjin për Gjuhët!”, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan përgjegjësi dhe dorëheqje nga autoritetet përkatëse.
Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili u bëri thirrje studentëve të mos, sipas tij, bien pre e ndikimeve politike nga opozita. Ai shtoi se Qeveria tashmë ka angazhuar një grup ekspertësh kushtetues për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.








