Rexhep Selimi paraqitet para Speciales të mërkurën

Më 11 nëntor 2020 në orën 11:00, do të mbahet paraqitja e parë e Rexhep Selimit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. Kështu kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara përmes një komunikate për media.

Paraqitja e parë e Rexhep Selimit do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij. Paraqitja e parë mund të përcillet përmes transmetimit në Internet me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim”, thuhet në njoftim.