Rezultatet e 24 orëve të fundit, 29 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 29 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë shtet ka arritur në 663, ka konfirmuar kështu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë.  Janë testuar 240 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 29 raste pozitive me COVID-19, mes të cilëve një personel shëndetësor, e vetizoluar në shtëpi”, ka thënë Rovena Daja, eksperte në Institutin e Shëndetit Publik.

Deri tani në Shqipëri janë 6 mijë e 509 raste të dyshuara prej të cilave janë pozitiv 663 raste, shkruan Atsh.

“Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër. Edhe pse ka një rritje të numrit të rasteve sot, ato janë të lokalizuara në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen me shumë vëmendje nga epidemiologët në terren”, ka shtuar Rovena Daja. Harta e të prekurve nga Covid-19 zgjerohet në Tiranë ku deri tani janë 276 raste, Krujë 65 raste dhe Shkodër 102 raste./