“Rimorkio kampingu” e cila funksionon me shtypjen e një butoni

Romotow T8 është koncept i një “rimorkio kampingu” i prezantuar nga firma arkitekturore W2, e cila ka punuar në këtë projekt për më shumë se një dekadë.

Firma e ka zbuluar për herë të parë konceptin e rimorkios në vitin 2012, por iu deshën gjashtë vite për të ndërtuar një prototip dhe pesë të tjera për të finalizuar dizajnin dhe prodhimin e tij.

Tipari kryesor i Romotow T8 është kabina e cila ka aftësi të rrotullohet deri në 90 shkallë vetëm me shtypjen e një butoni, duke dyfishuar hapësirën e banimit, dhe duke zbuluar një tavolinë të palosshme dhe një ulëse.

I cilësuar si një shtëpi luksoze, Romotow përfshin një banjo, tualet, kuzhinë, një dhomë gjumi, dhe mundësohet nga një bateri litiumi 200 Ah që plotësohet nga panelet diellore 395 vat në çati.

Nëse jeni të interesuar të zotëroni një të tillë, mund ta bëni porosinë në faqen e saj të internetit, Romotow.

Çmimi fillestar i Romotow T8 është 247,154 euro, dhe aktualisht është në dispozicion vetëm në ngjyrë të bardhë.

Ndryshe, kjo rimorkio ofron një kombinim të luksit, teknologjisë, dhe funksionalitetit, gjë që e tërhek këdo që pëlqen të udhëtojë dhe eksplorojë vende.