Risi për çlirimin e Kosovës: Ishte ekspeditë e vështirë, forcave serbe i është dashur një javë që të tërhiqen

Michele Risi, komandant i KFOR-it ka nderuar sot me homazhe ushtarët e NATO-s të rënë në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Para të pranishmëve, Risi tha ekspedita e NATO-s ishte sfiduese, pasi që forcave serbe iu desh një javë të tërhiqen nga Kosova, shkruan lajmi.net.

“Ishte një ekspeditë sfiduese. Forcave të armatorusa Jugosllave i është dashur një javë që të tërhiqen”, u shpreh ai.

Risi po ashtufalënderoi edhe burrat e gratë që shërbyen nën flamurin e NATO-s në Kosovë.

Ai përmendi edhe udhëheqësit e asaj kohe, Ëesley Clark dhe Havier Solana.

Sipas Risit, misioni i përbashkët nuk ka mbaruar ende, pasi që duhet të qëndrojmë të bashkuar për ta parë më mirë shtetin.