RMV: KSHZ publikon rezultatet e parë të zgjedhjeve presidenciale

Komisioni Shtetëror ka filluar me publikimin e rezultateve nga numërimi i votave.
Nga gjithsej 37.89% të votave të numëruara, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, është duke udhëhequr me 112.580 vota, ose 35,37% të votave.
Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski ka 55.209 vota, ose 17,34%.
Tek kampi shqiptar, udhëheq Bujar Osmani, i cili ka 57.870 vota, gjegjësisht 18.18% të votave.
Arben Taravari nga VLEN ka 42.210 vota, ose 13.6%.
Maksim Dimitrievski ka 23.529 vota, ose 7,39%, ndërsa kandidatja e Levicës, 13.310 vota, ose 4.18%. /shenja