RMV: Sonte nis heshtja zgjedhore, të mërkurën rivotohet në shtatë vendvotime

Vendi do t’i nënshtrohet edhe një herë heshtjes zgjedhore. Këtë herë për shkak të rivotimit në 7 vendvotime në njësitë 5 dhe 6. Në mesnatë, fillon heshtja zgjedhore e cila do të zgjas deri të mërkurën në orën 19:00, kur do do të rivotohet për zgjedhjet parlamentare. Votim të sërish do të ketë në vendvotimet në Dollnen, Krushevë, Strugë, Ohër dhe Zhelinë. Edhe në këtë votim do të vlejnë të njëjtat lista për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, nuk do të ketë mundësi regjistrimi të të rejave.

Sipas KSHZ-së, ekziston mundësia për ndryshime dhe propozime për përfaqësues të autorizuar të kandidatëve.

Të mërkurën, më 22 maj, të drejtën e votimit e kanë 4.336 qytetarë. Në vendvotimin e vetëm ku do të ketë rivotim në Komunën e Zhelinës të drejtën e votës e kanë 992 votues. Në Strugë votohet në vendvotimin 1848, ku janë të regjistruar 576 votues, në Ohër votohet në vendvotimin 1272 me 711 votues të regjistruar. Po ashtu votohet edhe në dy vendvotime në Krueshevë. Në vendvotimin 1194 ka 469 votues të regjistruar, kurse në vendvotimin 1202 shënohen 298 votues të regjistruar. Në vendvotimin 1470 janë të regjistruar 658 votues dhe në vendvotimin 1470/1 janë 632 votues të regjistruar. Rivotimi mund të lëvizë numrat e partive garuese në këto njësi.

VMRO dhe VLEN, pas zgjedhjeve të 8 majjit dërguan ankesë në KSHZ për shkak të parregullësive zgjedhore në ato dy njësi. Më pas, KSHZ-ja vendosi që të ketë rivotime në shtatë vendvotime në zonën zgjedhore 6 dhe 5. Gjykata Administrative pranoi vendimin e KSHZ-së dhe i rrëzoi si të pabazuara të shtatë paditë e Frontit Evropian, të ngritura kundër vendimeve të KSHZ-së /shenja