Rolls-Royce Droptail – interierin e së cilës e dizajnoi shqiptari nga Tetova – mund të jetë vetura e re më e shtrenjtë në botë

Rolls-Royce e prezantoi “roadster-in” Droptail, i limituar në prodhimin e vetëm 4 ekzemplarëve – me secilën prej tyre që besohet të jetë vetura më e shtrenjtë e cila është prodhuar ndonjëherë.

Droptail thuhet se do të jetë vetura e parë me 2 ulëse e prodhuar nga Rolls-Royce. Do prodhohen katër ekzemplarë, teksa secila do ndërtohet sipas shijes së blerësit – teksa e para prej tyre me emrin “La Rose Noire” paraqitet në fotografitë e mëposhtme.

Çmimet për këto vetura me prodhim të kufizuar nuk janë publikuar akoma nga gjiganti britanik Rolls-Royce, raporton Drive.

Megjithatë, revista Autocar shkruan se “kupton” se secili ekzemplarë do jetë më i shtrenjtë se vetura Boat Tail e prezantuar në vitin 2021, çmimi i së cilës prej afro 40 milionë dollarëve e bënte atë veturën më të shtrenjtë në botë deri më tani.

Droptail pretendohet të jetë inspiruar në dizajnin e modeleve të hershme të Rolls-Royce – duke përfshirë edhe Silver Ghost “Sluggard” 1912 dhe Silver Ghost “Piccadilly” 1925.

Rolls-Royce ka përdorur një shasi alumini që përfshin fibra karboni. Vetura fuqizohet nga një motor V12 6.75 litërsh me turbo të dyfishtë që prodhon 645 kuaj fuqi dhe 840 njuton metër fuqi rrotulluese.

Ndër të tjera, Rolls-Royce deklaroi se planifikon që tre modelet e mbetura Droptail – të cilat ende nuk janë emëruar – t’i prezantojë në një datë të mëvonshme.

Rolls-Royce Droptail may be world’s most expensive new car