Rrahmani sheh spektaklin nga stoli teksa Napoli deklason Atalantan për tri pikët

Napoli ka shënuar fitore spektakolare kundër Atalantas.

Atalanta është gjunjëzuar në ‘San Paolo’ duke u mposhtur 4:1 nga Napoli, shkruan lajmi.net.

Këtë triumf të Napolit, mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani e përcolli nga stoli, pasi për të nuk pati minuta, edhe pse Gennaro Gattuso përdori pesë zëvendësime.

Dy golat e para në këtë takim i shënoi meksikani Hirving Lozano, në minutat 23’ dhe 37’.

Politano shënoi golin e tretë për Napolin, në minutën e 30’, për të shuar çdo dilemë rreth fituesit.

Pjesën e parë dhe superioritetin e Napolit në atë pjesë e vulosi Osimhen, i cili shënoi për 4:0 në minutën e 43’, për ta çuar Napolin në pauzë me katër gola epërsi.

Në pjesën e dytë, Atalanta tregoi shenja jete në minutën e 69’, kur golin gjeti Lammers, por kjo ishte krejt çfarë mysafirët nga Bergamo arritën.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e tetë pikëve në katër ndeshje të luajtura, kurse Atalanta mbetet me nëntë pikë.