Rrëfimi i familjarëve të Visar Begaj, i cili humbi jetën mbrëmë nga rrëzimi i avionit

Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur fatkeqësia ka qëndruar televizioni SHENJA. Aty ka takuar edhe disa nga të afërmit e Visar Begaj, njëri nga personat që ka humbur jetën në aksidentin. Ata thonë se Begaj po kthehej në Kosovë, për të shënuar një vjetorin e themelimit të “Kosova fly akademi”, klubi i aviacionit, pronari i së cilit ishte vet Visari.

Aeroplani ka qenë i drejtuar nga Françesko Motagner i cili njëherë ka qenë edhe presidenti i klubit të aviacionit në Trevizo. Familjarët thonë se ata rregullisht ndaleshin në Shkup për karburantë pasi që kerozina e përshtatshme për aeroplanin “Pajper” nuk shitet në Prishtinë.

Fatkeqësisht kësaj radhe nuk arritën të aterojnë në aeroportin e Shkupit.