Rregullat e reja: Nuk ka shkundje duarsh, kartona të verdhë për pështyrje

Futbolli në Spanjë do të luhet me disa rregulla të reja, pas rikthimit nga kjo pauzë e gjatë.

Pauza e shkaktuar nga pandemia Covid-19 ka bërë që të hartohen plane strikte për rikthimin në fushat e blerta.

Në këto plane, protokollet po parashohin edhe rregulla të reja, të cilat duken mjaft të çuditshme në pamje të parë.

Përveç se skuadrat do të kenë të drejtë të bëjnë nga pesë zëvendësime, do të ketë edhe disa ndryshime të tjera.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell disa nga rregullat e reja, të cilat do të aplikohen në Spanjë, sapo futbolli të rifillojë.

Skuadrat do të bëjnë pesë zëvendësime

Skuadrat do të kenë nga 23 lojtarë të përfshirë në skuadrën e javës

Përkundër lejes nga FIFA, do të vazhdohet me VAR

Stadiumet do të kontrollohen para ndeshjeve, dhe lojtarët do të testohen 24 orë para ndeshjeve

Lojtarët nuk do të kenë të drejtë të shtrëngojnë duart para-pas ndeshjes

Të gjithë lojtarët obligohen të ndërrojnë fanellat pas pjesës së parë

Lojtarëve u ndalohet të pështyjnë në fushë (sanksionim me karton të verdhë)

Lojtarët nuk kanë të drejtë të shkëmbejnë fanellat.

Rregullat e njëjta pritet të aplikohen edhe në ligat e tjera evropiane.