Rreshteri i FSK-së diplomon në akademinë ushtarake në SHBA

Oficeri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Shukri Abdullahu është diplomuar në Akademinë e Rreshter Majorëve në Amerikë.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai, përmes një postimi në Facebook.

Abdullahu në Facebook, ka ndarë disa momente nga diplomimi në Amerikë.

“Ceremonia e Diplomimit në Akademinë e Rreshter Majorëve dhe kompletimi i një viti të mrekullueshëm ne USA”, ka shkruar Abdullahu.