Rreth 30 mijë të infektuar dhe 833 të vdekur nga koronavirusi

Ka shkuar në 29 mijë e 805 numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë.

Që nga muaji mars kur edhe janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, e deri më sot janë gjithsej 29 mijë e 805 persona të prekur nga ky virus.

Në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), thuhet se gjatë kësaj periudhe kanë ndërruar jetë 833 qytetarë të cilët ishin të prekur me koronavirus.

Në anën tjetër janë gjithsej 17 mijë e 541 qytetarë që kanë arritur të shërohen plotësisht nga koronavirusi.Aktualisht në Kosovë janë 11 mijë e 431 raste aktive me koronavirus.