Rreth 65 mijë persona marrin vaksinën anti-Covid në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.120 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkohë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 64.776 doza të vaksinës.

“Nga 2007 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 184 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 102.966.

Në total numri i rasteve aktive është 2.201.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni këtu