Rrëzimi i avionit/ Rritet bilanci, shkon në 15 numri i viktimave, pamjet

Është rritur bilanci i viktimave të rrëzimit të avionit në Kazakistan. Së fundmi sipas zyrtarëve numri i të vdekurve ka shkuar në 15.

60 persona përfshirë dhe fëmijë janë të lënduar, të cilët janë dërguar në spital.

Avioni ishte nisur nga Almaty, qyteti më i madh i Kazakistanit, për në kryeqytetin e vendit Nur-Sultan. Në avion kishte 95 pasagjerë dhe 5 persona nga ekuipazhi.

Shkaqet e rrëzimit të avionit nuk dihen ende.