Rriten krimet e urrejtjes në Britani, më të shënjestruarit janë muslimanët

Numri i krimeve të urrejtjes kundër pakicave etnike ose fetare në Britani të Madh është gjithnje në rritje, por rritja është shtuar edhe më tej pas vendimit për BREXIT.

Sipas raporteve nga vet qeveria britanike, rritja e krimeve të urrejtjes prej 29 përqind për një vit shënoi rritjen më të madhe në krimet e urrejtjes.

Ndërmjet viteve 2015 dhe 2016, pati 62.518 vepra penale të raportuara. Vitin e ardhshëm, ky numër u rrit në 80.393.

Shkeljet e rënda fetare ose racore u rritën në muajt në vijim nga rreth 3,500 incidente të regjistruara në prill 2016 në më shumë se 5,000 në qershor të të njëjtit vit, kur u njoftua vendimi për të dalë nga BE. Në qershor të vitit 2017, krimet e urrejtjes raportuan në 6,000 raste.

Shifrat u ngritën në prag të sulmeve të Uestminster, Manchester Arena dhe London Bridge, të cilat u zhvilluan në mars, maj dhe qershor të këtij viti, ku humbën jetën 30 persona.

Krimet e urrejtjes dhe islamofobia kanë tendencë të rriten pas dhunës, ku të dyshuarit thuhet se janë muslimanë, ndërsa besimtarët e fesë islame po e vuajnë këtë dënim kolektiv. /MESAZHI/