Rritet edhe më shumë numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 në Kosovë, 5 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 214 pacientë janë të hospitalizuar sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Nga SHSKUK kanë thënë se 147 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa, 5 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.55 pacientë janë të shtrirë në Klinikën Infektive, 38 në atë të Pulmologjisë ndërsa 2 në Klinikën e Pediatrisë.

Njoftimi i SHSKUK’së:

12 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19214 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme147 të konfirmuar Covid-19 pozitivë139 me oksigjeno-terapi5 në gjendje të rënduar shëndetësoreNë QKUK, 96 pacientë të shtrirë, 57 prej tyre Covid-19 pozitivë, 77 me oksigjeno-terapi– Klinika Infektive, 55 pacientë– Klinika e Pulmologjisë, 38 pacientë– Klinika e Pediatrisë, 2 pacientëNë spitalet e përgjithshme po trajtohen 112 pacientë, 90 prej tyre Covid-19 pozitivë, 62 me oksigjeno-terapi.– Spitali i Prizrenit, 19 pacientë– Spitali i Gjakovës, 48 pacientë– Spitali i Pejës, 19 pacientë– Spitali i Gjilanit, 20 pacientë– Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë– Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë