Rritet në 10 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Stamboll

Numri i të vdekurve nga shembja i një ndërtese në Stamboll është rritur në dhjetë, pasi ekipet e shpëtimit nxorrën trupa të tjerë nga rrënojat, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kemi gjetur katër trupa të tjerë. Numri i të vdekurve është rritur në dhjetë”, thuhet në një njoftim të Zyrës së Guvernatorit të Stambollit.

Në njoftim thuhet se 13 persona të tjerë janë të lënduar dhe se aktivitetet e shpëtimit janë duke vazhduar.

Ndërtesa shtatë katëshe në lagjen Kartal të Stambollit u shemb të mërkurën me rreth 30 banorë brenda.

Ekipet e shpëtimit janë duke iu përgjigjur zërave nga rrënojat dhe përpiqen për të arritur te të mbijetuarit.