Rritet në 70,373 numri i viktimave të agresionit izraelit

Burime mjekësore në Gaza bënë të ditur të enjten se numri i të vrarëve nga agresioni izraelit ka arritur në 70,373, shumica gra dhe fëmijë, që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor 2023.

Numri i të plagosurve është rritur në 171,079, ndërsa dhjetëra viktima mbeten ende nën rrënoja, ku ekipet e shpëtimit nuk mund të arrijnë për shkak të bombardimeve të vazhdueshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në spitalet e Gazës kanë mbërritur 4 të vrarë dhe 10 të plagosur. Që nga marrëveshja e armëpushimit më 11 tetor 2025, janë regjistruar 383 të vrarë, 1002 të plagosur, dhe janë nxjerrë 627 trupa nga rrënojat. /mesazhi