Rritet numri i të infektuarve me coronavirus, 28 raste për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 28 raste të reja me coronavirus nga 2,577 testime.

MSH njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 18 persona.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 114.

Në 24 orët e fundit ministria ka njoftuar se janë dhënë 9.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës.

Deri më sot 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.