Numri i të vrarëve nga ofensiva izraelite në Rripin e Gazës ka arritur në 72.045, ndërsa të plagosurit janë 171.686, që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor 2023, njoftuan burime mjekësore.
Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë dërguar 3 të vrarë dhe 20 të plagosur. Ndërkohë, ende ka viktima nën rrënoja dhe në rrugë, ku ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit nuk kanë arritur të hyjnë deri tani.
Burimet shtuan se që nga shpallja e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, numri i të vrarëve është rritur në 591, ndërsa i të plagosurve në 1.578. Po ashtu, janë nxjerrë nga rrënojat 720 trupa. /mesazhi





