Teleskopi hapësinor Alma ka arritur të vrojtojë deri në detaje ekstreme galaktikën tonë, dhe një re të dendur gazrash të ftohtë, të përbërë nga një miks molekulash, nga më të thjeshtat, deri tek ato organike e më komplekse.
Kjo re është e pozicionuar në qendër të Rrugës së Qumështit, është një zonë ekstremesh, e padukshme për sytë tanë, por tashmë e detajuar në mënyrë spektakolare me anë të radioteleskopit Alma, pajisje mjaft e fuqishme e European Southern Observatory, që gjendet në Andel e Kilit.
Rezultati është një imazh që përmbledh 650 vite dritë gjatësi e tregon në detaje çdo re, nga ato që shtrihen për dhjetëra vite dritë deri tek me të voglat përreth yjeve.
Janë vëzhguar molekula të ndryshme, edhe ato organike si metanoli acetone apo etanoli, që rrjedhin dhe ushqejnë grumbullime të materies, nga ku lindin dhe rriten yjet.

Kjo është arsyeja, shpjegojnë astrofizikantët, që në qendër të “Rrugës së Qumështit” gjenden disa prej yjeve më të mëdhenj të Galaktikës, shumë prej të cilëve, jetojnë e shuhen shumë shpejt me shpërthime të jashtëzakonshme.
Këto studime të përqëndruara për të kuptuar si lindin yjet, ndihmon për të patur një panorama më të qartë se si janë rritur dhe evoluar galaktikat.
Mendohet se kjo zonë qëndrore e “Rrugës së Qumështit”, është mjaft e ngjashme me Universin primitiv, ku yjet krijoheshin në mjedise kaotike dhe ekstreme.








