Rusia “ka marrë kontrollin” e një vendbanimi tjetër në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk

Rusia ka pretenduar se forcat e saj kanë marrë kontrollin e një vendbanimi tjetër në Ukrainën lindore, transmeton Anadolu.

“Si rezultat i operacioneve të suksesshme ushtarake, njësitë e grupit ‘Jug’ çliruan vendbanimin Paraskoviivka në Republikën Popullore të Donetskut”, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes.

Ministria tha gjithashtu se grupet e forcave veriore, perëndimore dhe qendrore të Rusisë kanë përmirësuar pozicionet e tyre në fushën e betejës.

Sipas deklaratës, shumë armë dhe pajisje ushtarake të prodhuara në Perëndim si dhe në Ukrainë janë shkatërruar.

Ukraina nuk ka komentuar mbi pretendimet e Rusisë.