Rusia mohon se avionët janë përplasur me dronin amerikan që u rrëzua në Detin e Zi

Rusia ka mohuar se avionët e saj luftarakë kanë rënë në kontakt me një dron ushtarak amerikan që Washingtoni akuzoi Moskën se e rrëzoi në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi, transmeton Anadolu.

“Në mëngjesin e 14 marsit, mbikëqyrja e hapësirës ajrore të Forcave Ajrore Ruse regjistroi fluturimin e një mjeti ajror pa pilot ‘MQ-9’ drejt kufirit shtetëror të Federatës Ruse”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në njoftim thuhet se avionët luftarakë të Forcave Ajrore Ruse ishin ngritur për të identifikuar dronin dhe se më vonë ai u kthye në një fluturim të pakontrolluar, humbi lartësinë dhe u rrëzua në ujë pas një sërë manovrash.

“Avionët luftarakë rusë nuk përdorën asnjë armë në bord, nuk ranë në kontakt me mjetin ajror pa pilot dhe u kthyen të sigurt në fushën e tyre ajrore”, theksoi ministria ruse.

Nga ana amerikane, Pentagoni më herët njoftoi se një avion luftarak rus ‘SU-27’ u përplas me dronin ‘MQ-9 Reaper’, duke rrëzuar avionin amerikan.