Rusia nuk kundërshton një tjetër zgjatje të marrëveshjes së drithërave, por vetëm për “60 ditë”

Zv/ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Vershinin, ka deklaruar se Rusia nuk kundërshton një zgjatje tjetër të Iniciativës së Drithërave të Detit të Zi, por vetëm për “60 ditë”, transmeton Anadolu.

Mandati i dytë i marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi skadon më 18 mars.

Komentet e zv/ministrit Vershinin erdhën pas një takimi të delegacionit rus me sekretaren e përgjithshme të Konferencës së OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin, Rebeca Grynspan dhe nënsekretarin e përgjithshëm të OKB-së për Çështjet Humanitare, Martin Griffiths.

“Qëndrimi ynë i mëtejshëm do të përcaktohet do të përcaktohet mbi progresin e prekshëm në normalizimin e eksporteve tona bujqësore, jo me fjalë, por me vepra. Ai përfshin pagesat bankare, logjistikën e transportit, sigurimin, shkrirjen e aktiviteteve financiare dhe furnizimet me amoniak nëpërmjet tubacionit Tolyatti-Odessa”, tha Vershinin.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre portet ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pasi filloi lufta Rusi-Ukrainë në muajin shkurt të vitit 2022. Marrëveshja u zgjat për 120 ditë në muajin nëntor.