Sa e sa zullumi fshihet nën kulmin e shtëpive, vetëm Zoti e di!

Dr. Rijad Imeri

” E kam fejuar para 35 vitesh, por familja e saj papritur e ndërruan mendjen dhe na ndanë nga njëri tjetri, e prita përgjatë gjithë kësaj kohe, që të takohem sërish me të dashurën e zemrës time, e falenderoj Allahun që ma mundësoi ta përjetoj këtë ditë” i entuziazmuar shprehet Polati, i sapo martuar.

Sa e sa zullumi fshihet nën kulmin e shtëpive, vetëm Zoti e di!

Thotë Pejgamberi a.s.:
“Nuk është parë (diçka më e bukur) për dy të dashuruar se sa martesa (nikahi)”

(Transmeton Ibn Maxheh)
Kështu zbukurohet jeta njerëzore, kështu me dashuri ndërtohen familjet e shëndosha!
Por fatkeqësisht disa familjarë, për shkak të ndonjë interesi të kësaj bote, apo ndonjë shpifje të kulluar, apo ndonjë hidhërimi apo hakmarrje të së kaluarës, janë në gjendje t’ua shkatërrojnë fëmijëve jetën e tyre!!
Qërojnë hesapet e tyre, apo i përmbushin qejfet e tyre, përmes fatit të të tjerëve!
Sa e neveritshme që është kjo vepër!

Nga: Dr. Rijad Imeri