Sa ka gjasa që kosovarët në 2019 të udhëtojnë pa viza?!

Edhe viti 2018 rezultoi të ishte i pafatë për kosovarët sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

Gjatë gjithë vitit thuajse u thanë e u përsëriten premtime të ndryshme, se qytetarët e vendit do ta kenë mundësinë të udhëtojnë lirshëm, pa viza Brenda vitit 2018.

Premtime të mëdha për viza, që nga koha edhe kur iu besua detyra bëri edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.

Fatkeqësisht, shumë qytetarë iu besuan deklaratave të saj. Por, që e njëjta nuk arriti të përmbushë në asnjë mënyrë premtin e dhënë vazhdimisht, shkruan Indeksonline.

Shpresat nuk i humbi asnjëherë shefi i qeverisë, Ramush Haradinaj.

Ishte mesi i muajit dhjetor, kur Haradinaj u zotua përsëri se liberalizimi ka gjasa të bëhet brenda këtij viti. Megjithatë, përpjekjet e tij nuk u mjaftuan.

Njohësi dhe profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti ka thënë se raporti i Kosovës me Bashkimin Evropian është i veçantë, duke u nisur nga fakti se deri më tani është kaluar thujse çdo skenar i mundshëm.

Sipas tij, tashmë nuk ka vend as për optimizëm e as për pesimizëm.

“Nisur nga praktika deri tash dhe natyra shumë e veçantë e Kosovës, raporti i Kosovës për Bashkimin Evropian, mendoj se nuk kemi më hapësirë as të jemi optimist as pesimit sepse kemi kaluar pothuajse secilin skenar të mundshëm, që Bashkimi Evropian do të mund të ndërmerrte ndaj Kosovës. Është fakti që në prill do të kemi takimin e radhës të Këshillit të Ministrave, dhe logjikisht është e mundur që të negociohet, madje edhe të merret vendimi.”, ka thënë Hoti në një bisedë për Indeksonline.

Hoti thotë në fillim të vitit 2019, kemi një dozë optimizmi sa i përket kësaj çështje.

“Asnjë parashikim nuk mund të bëhet në kontekstin aktual sepse rruga e Kosovës dhe raporti i Kosovës mbetet i veçantë, megjithatë nisur nga shumë argumente përfshirë edhe ato politike, ligjore dhe humanitare, mendoj se kemi një dozë optimizmi për ta trajtuar seriozisht dhe për t’i dhënë përgjigje të duhur kësaj çështje.”, ka shtuar ai.

Hoti konsideron se të gjitha argumentët që deri më tani i kanë dhënë krerët e shtetit janë të qëndryeshme, duke theksuar faktin se po përdoren standard të panjohurapër Kosovën.

“Mendoj se të gjitha arguentet që i ka dhënë qeveria dhe kryeministri dhe secili autoritet tjetër i Kosovës janë të bazuara, janë të qëndrueshme, sepse është fakt i keq që për Kosovën po përdoren standarde që deri më tani janë të panjohura, do me thënë nuk kanë qenë të përdorura për raste të tjera edhe përkundër pritjeve, dhe mendoj se kjo deklaratë do të merret më seriozisht dhe nuk kam asnjë dilemë që do të trajtohet më seriozisht për ta trajtu Kosovën sikur vendet dhe popujt e tjerë në Ballkan”, ka vlerësuar tutje ai.

Sipas tij, ajo që po ndodh është e natyrës së veçantë, sepse tashmë nuk kemi argument as të shkruar as praktik mbi të cilën mund të vendosim dhe të japim përgjigje sa i përket liberalizimit të vizave.

Megjithatë, qytetarët e vendit shpresojnë që në muajt e parë të vitit 2019 të kenë mundësinë të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian. Se sa do të kemi fat kësaj radhe, do ta shohim! /Indeksonline/