Sa nder i madh është ky…

Korab Hajraj

Ibrahim a.s. si “mik i Allahut” deshi qe babai i tij te ishte musliman, Zoti nuk e deshi, edhe pse ai ishte babai i mikut të Tij…!!!

Nuhu a.s. si rob falenderues dëshironte që djali i tij të ishte musliman, Zoti refuzoi pavarësisht lutjes së Nuhut a.s…!!!

Muhamedi a.s. si më i zgjedhuri i gjithë profeteve deshi që xhaxhai i tij të ishte musliman, Zoti nuk i shkroi udhëzim atij, edhe pse xhaxhai e ndihmoi Muhamedin a.s. në thirrjen e tij…!!!

Na bëri mua dhe ty musliman dhe na dha atë që nuk i dha Ibrahimit a.s. në babain e tij, Nuhut a.s. në djalin e tij dhe Muhamedit a.s. në xhaxhain e tij.

Çfarë nderi është ky…!!!???
Vërtetë, Zoti është bujar ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës. el-Gafir 61.

Dhuntija e të qenurit musliman nëse peshohet është më e madhe nga të gjitha begatitë tjera.

Falënderimi i takon Allahut që na udhëzoi në këtë, ne nuk do të ishim të udhëzuar po të mos na udhëzonte Allahu. el-Araf 43.

Përshtatur nga arabishtja
Korab Hajraj