Sakrifica e Adem Jasharit dhe Familjes së tij është rast unik në historinë e njerëzimit.
Mesazhi i saj u flet shekujve dhe gjithë popujve: Asgjë nuk është më e çmueshme sesa liria. Kështu tha ndër të tjera, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në seancën solemne për nderë të Epopesë së UCK-së.
Në fjalimin e tij, Veseli tha se Kosova arriti lirinë, një ëndërr e Adem Jasharit dhe shumë dëshmorëve.
Kryeparlamentari theksoi se shteti ka shënuar mjaftë të arritura, por e presin edhe shumë sfida para vetës, në veçanti për zhvillim ekonomik.