Sarrazin në Kosovë, merr pjesë në Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar

Sondersitzung des Deutschen Bundestages zur Einholung eines zustimmenden Beschlusses des Deutschen Bundestages für eine Stabilitätshilfe zugunsten Griechenlands nach dem Gesetz zur finanziellen Beteiligung am Europäischen Stabilitätsmechanismus ( ESM ). Manuel Sarrazin, Bündnis 90/Die Grünen, MdB, bei seiner Rede am Rednerpult im Plenarsaal des Deutschen Bundestages im Reichstagsgebäude. Ordnungsnummer: 3645230 Name: Sarrazin, Manuel Ereignis: Plenarsitzung, Redner Gebaeude: Reichstagsgebäude, Plenarsaal Fotograf: Thomas Trutschel/ photothek.net Bildnachweis: Deutscher Bundestag/Thomas Trutschel/ photothek.net Nutzungsbedingungen: http://www.bundestag.de/wissen/archiv/sachgeb/bilda/bildnutz.html Es werden nur einfache Nutzungsrechte eingeräumt, die ein Recht zur Weitergabe der Nutzungsrechte an Dritte ausschließen

Sot dhe nesër në Prishtinë do të mbahet Forumi i Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar.

Ngjarja, sipas komunikatës së Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare premton të jetë më e madhja në Kosovë.

Të pranishëm përveç kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi dhe Ambasadori Gjerman Jörn Rohde, do të jenë edhe Manuel Sarrazin, i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor si dhe deputeti i Bundestagut, Peter Beyer.

Ky forum i cili në vitin 2022 i solli Kosovës një investim prej 20 milionë euro në sektorin e prodhimit, do të mbahet dy ditë me radhë, sot dhe nesër.

“Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane (Ost-Ausschuss der deutschen Ëirtschaft), ka kënaqësinë t’ju ftojë në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, i cili do të mbahet më 2-3 Tetor 2024 në Klan Arena, Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, forumi do të mirëpresë përfaqësues të njohur nga kompanitë gjermane dhe jo vetëm. Panele të nivelit të lartë, përfshirë përfaqësues nga Ministria Federale për Çështje Ekonomike dhe Veprim Klimatik (BMËK) dhe liderë të kompanive gjermane, do të diskutojnë zgjidhjet për energjinë, teknologjinë dhe industrinë.

“Ky forum do të shërbejë si një platformë e veçantë ku liderët e politikës dhe biznesit nga Gjermania dhe Kosova do të diskutojnë sfidat gjeopolitike dhe mundësitë e reja ekonomike. Forumi do të hapet nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, z. Besnik Bislimi, dhe Ambasadori Gjerman, z. Jörn Rohde. Të pranishëm do të jenë gjithashtu z. Manuel Sarrazin, I Dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, dhe deputeti i Bundestag, z. Peter Beyer”, thuhet tutje në njoftim