Scholz: Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës mund të zgjasë më gjatë

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund të vazhdojë edhe më gjatë, megjithëse ne dëshirojmë që çdo ditë të jetë ndryshe, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me qytetarët, në qytetin e Cottbus në juglindje të Berlinit, pranë kufirit polak.

“Lufta u shoqërua me humbje të pabesueshme nga të dyja palët. Vetëm Rusia ka humbur midis 30 000-40 000 dhe 100 000 ushtarë”, tha Scholz.

Si pasojë e situatës së re të kërcënimit, Scholz foli në favor të një ndërlidhjeje më të ngushtë të forcave të armatosura të Gjermanisë, Bundeswehr-it dhe industrisë së armëve, për të parandaluar mungesën e municioneve.

“Tani, duhet të punojmë drejt prodhimit të vazhdueshëm të municioneve dhe të krijojmë kushtet e duhura”, tha ai.