Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Ky koment erdhi pasi Shtetet e Bashkuara ka refuzuar ofertën e Polonisë që të transferojë avionët e saj të prodhimit rus, MiG-29 në bazën amerikane në Gjermani.
“Ne kemi ofruar të gjitha llojet e materialeve të mbrojtjes… kemi dërguar armë që u kemi treguar, por po ashtu është e vërtetë që ne e kemi shqyrtuar me kujdes se çfarë do të bëjmë, dhe definitivisht avionët luftarakë nuk janë pjesë e kësaj”, tha Scholz gjatë një konference për media të mërkurën, së bashku me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau. /rel



