Sefaj jep dorëheqje, nuk përmend gylenistët por vetëm aksionin e Policisë në veri

Flamur Sefaj, në Facebook ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita ministrit të Punëve Brendshme.

Por, Sefaj, duke njoftuar dorëheqjen, ka thënë se nuk është pajtuar me kërkesën për lirimin nga detyra që e kishte bërë kryeministri Haradinaj.

Për këtë arsye ish- ministri nuk i ka përmendur fare gjashtë “gylenistët” e deportuar në Turqi, por vetëm aksionin e Policisë të zhvilluar në veri.

Ky është postimi i Flamur Sefajt:

Të dashur qytetarë,

Edhe pse nuk isha dakord për arsyen e dhënë në kërkesën për lirimin e pozitës si ministër i punëve të brendshme sot ofrova dorëheqjen time të parevokueshme

Për mua ishte privilegj, nder dhe krenari qe i shërbeva vendit tim për 7 muaj rresht.

Dua t’i siguroj të gjithë qyetetarët e Republikës së Kosovës, se operacioni i Policisë tonë në veri të Kosovës, mbrojti Kushtetutën dhe principet e shoqërisë sonë multietnike.

Përzemërsisht, Flamuri.