Sekretari amerikan i mbrojtjes: Rusia po pozicionohet për sulm

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin ka deklaruar se Rusia kishte marrë një vendim dhe po lëvizë në pozicionet e duhura për të kryer një sulm ndaj Ukrainës.

“Ata po zbërthehen dhe tani janë gati për të goditur”, ka thënë Austin.

Austin përsëriti komentet e mëparshme nga presidenti amerikan, Joe Biden, se presidenti rus Vladimir Putin kishte vendosur të pushtonte pas disa javësh Ukrainën.

Austin dhe të tjerët në SHBA vazhdojnë të thonë se diplomacia është ende e mundur.

“Unë besoj se ne duhet të përpiqemi deri në minutën e fundit, derisa të mos jetë e mundur”, ka shtuar Austin.

Të premten, presidenti Biden ka thënë se ai besonte se forcat ruse synonin të sulmonin Ukrainën “në javën e ardhshme ose më shpejt, dhe se një sulm do të synojë kryeqytetin ukrainas të Kievit.

“Që nga ky moment, jam i bindur se ai e ka marrë vendimin”, tha Biden për Putinin, gjatë fjalimeve në Shtëpinë e Bardhë. /koha