Sekreti nuk qëndron te syri, por te mënyra si sheh!

Ed'hem Sherkavi

Një tregtar i madh dërgoi asistentin e tij në një vend të varfër për të parë mundësinë e ngritjes së një fabrike këpucësh atje.

Pas një muaji, asistenti u kthye me një raport ku shkruante:

“Zotëri, është e pamundur të ndërtojmë një fabrikë këpucësh në këtë vend.

Banorët janë të gjithë zbathur dhe nuk veshin këpucë fare.

Ideja për të shitur një produkt që njerëzit nuk e përdorin më duket një çmenduri!”

Tregtari vendosi të dërgojë edhe asistentin e tij të dytë në të njëjtën detyrë, para se të merrte vendimin përfundimtar.

Edhe ai u kthye pas një muaji me raportin e tij:

“Mendoj se ngritja e një fabrike këpucësh në këtë vend është një ide gjeniale!

Askush nuk ka ardhur këtu më parë dhe njerëzit vuajnë nga të ecurit zbathur.

Është e sigurt që do të blejnë këpucë me shumicë, dhe mund të arrijmë fitime të jashtëzakonshme!”

Nuk po e teproj kur them se kjo histori përmbledh sekretin e të gjithë jetës!

Sepse nëse shohim në thellësi, jo në personazhet dhe ngjarjen, çështja është shumë më e madhe sesa dy asistentë në një detyrë apo një fabrikë këpucësh dhe një tregtar që do të fillojë një biznes të ri.

Njerëzit dallojnë shumë në mënyrën si e shohin të njëjtën situatë

dhe ky ndryshim nuk kthehet te vetë situata, por te këndvështrimi nga i cili secili e vështron atë.

Prandaj jini të sigurt se reagimet e njerëzve ndaj një ngjarjeje nuk zbulojnë natyrën e ngjarjes, por zbulojnë natyrën e tyre!

Kur ne ndryshojmë mënyrën si e shohim një situatë, ne ndryshojmë edhe qëndrimin tonë ndaj saj, ndonjëherë përmbys krejtësisht.

Dhe ndonjëherë, për të ndryshuar realitetin e jetës, nuk na duhet gjë tjetër përveç se të ndryshojmë këndvështrimin me të cilin e shohim atë.

Adham Sharkawi / Gazeta “Al-Watan”, Katër

Hoxhë Hasan Baftijari