Sëmundja e përçmimit në jetën martesore

Përçmimi është nënçmimi i partnerit të jetës me fjalë, vepra ose lëvizje, duke e bërë atë të ndihet i poshtëruar, qoftë për pamjen, fjalët ose veprimet e tij, dhe duke e bërë të ndjehet se ti i di dhe kupton më mirë se ai ose ajo. Kjo shkakton largim midis të dy palëve dhe ndjenjë të ftohtësisë emocionale, duke hapur derën për konflikte psikologjike dhe verbale. Sa më shumë të rritet përçmimi, aq më pak do të interesohen të dy palët për njëri-tjetrin. Allahu thotë në suren Huxhurat: “O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nëçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagëpe. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen janë mizorë.”[1]

Hudaja thotë: Burri im më përçmon dhe nuk më jep asnjë vlerë. Kam provuar të kënaqem me çdo mënyrë, por pa sukses. Ai është egoist dhe nuk e pranon gabimin e tij. Nuk më respekton dhe më thotë fjalë të këqija që më lëndojnë thellë, dhe ajo plagë nuk do të shërohet kurrë. Dyshon për mua dhe veprimet e mia, dhe nuk e trajton familjen time mirë.

Hatimi thotë: Unë jam një djalë që punoj në sektorin publik. U martova para 6 muajsh me një vajzë të bukur, nga një familje e nderuar, intelektuale dhe që ka një diplomë të lartë. Pas martesës filluan problemet me të, sepse ajo më kritikon për çdo veprim timin, për mënyrën se si ha, pi dhe flas. Më duket se nuk më respekton dhe më thotë fjalë të këqija, dhe më flet me një mënyrë jo të përshtatshme, që më bën të ndjehem i përçmuar dhe më bën të mendoj se ajo është më e mirë se unë, dhe se ajo di më shumë se unë. Ajo e konsideron veten e saj më lart se unë, ndonëse unë jam i sjellshëm me të, dhe bëj çdo gjë siç kërkon ajo, dhe nuk e anashkaloj në asnjë gjë.

Ibn Mes’udi (r. a) transmeton nga Profeti (a.s) se ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet kushdo që ka në zemrën e tij edhe sa një grimcë mëndjemadhësie.” Një njeri tha: “Po, njeriu do të dojë të ketë një veshje të bukur dhe këpucë të bukura.” Profeti (a.s) tha: “Në të vërtetë, Allahu është i bukur dhe e do bukurinë. Mëndjemadhësi është të mohoni të vërtetën dhe të përçmoni njerëzit.”[2]

Sarkazma dhe përçmimi kanë ndikime negative në jetën bashkëshortore, dhe disa nga këto ndikime janë:

1 – Mungesa e respektit nga të dyja palët. Ai që përçmohet ndjen se pala tjetër nuk e respekton dhe nuk e vlerëson, dhe se është më i ulët se të tjerët, sidomos kur përçmimi bëhet para të tjerëve.

2 – Largimi emocional, psikologjik nga tjetri, dhe ndjenja e ftohtësisë ndaj tij, duke kërkuar me jun shmangur palës tjetër dhe gjetja e kënaqësisë në kalimin e kohës me të tjerë.

3 – Rritja e mosmarrëveshjeve dhe tensioneve në marrëdhënie për shkak të fjalëve ofenduese dhe shprehjeve provokuese.

Për të larguar përçmimin, kritikën dhe sarkazmën, të dy bashkëshortët duhet të:

Kuptojnë pasojat e përçmimit dhe sarkazmës ndaj tjetrit. Sarkazma nuk është diçka që të bën të qeshësh, por është një metodë shkatërruese që e prish marrëdhënien bashkëshortore. Fjalët e këqija përcjellin energji negative tek tjetri, duke ndikuar në sjelljen, pamjen, rrahjet e zemrës, presionin dhe frymëmarrjen e tij.

Autor: Adnan Dervishi

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Huxhurat: 11.

[2] – Muslimi.