Senatori amerikan dënon përshkallëzimin e rrezikshëm nga Izraeli

Jack Reed

Senatori amerikan Jack Reed, një nga figurat kryesore demokrate në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit, ka kritikuar ashpër sulmet ajrore të Izraelit ndaj Iranit, duke i quajtur një përshkallëzim të rrezikshëm që rrezikon të ndezë dhunë në gjithë rajonin.

“Vendimi alarmues i Izraelit për të kryer sulme ajrore ndaj Iranit është një përshkallëzim i pamatur që rrezikon të shpërthejë dhunë rajonale,” tha Reed në një deklaratë për shtyp.

Ai u bëri thirrje të dy vendeve që të tregojnë përmbajtje dhe i kërkoi presidentit Trump, si dhe partnerëve ndërkombëtarë, që të punojnë për një de-përshkallëzim diplomatik përpara se kriza të dalë jashtë kontrollit. /mesazhi