Senegal, 11 të lënduar pasi avioni Boeing 737 del nga pista

Të paktën 11 persona u lënduan sot kur një aeroplan Boeing 737 me të cilin po udhëtonin doli nga pista gjatë ngritjes në aeroportin kryesor të Senegalit, konfirmuan autoritetet, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ministri i Transportit El Malic Ndiaye tha se avioni po transportonte 79 persona, duke përfshirë dy pilotë dhe katër pjesëtarë të ekuipazhit të kabinës. Ai po shkonte drejt kryeqytetit të Malit Bamako.

Sipas raporteve të mediave lokale, fluturimet janë pezulluar në aeroportin kryesor të Dakarit pasi avioni që i përkiste linjës Transair i operuar nga Air Senegal doli nga pista.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital.