Serbi – Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale do të mbahen më 3 prill

Zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale në Serbi do të mbahen më 3 prill.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq njoftoi se votuesit do të votojnë në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale më 3 prill.

Duke vënë në dukje se fushatat zgjedhore kanë filluar nga sot, Kryeparlamentari Daçiq tha se listat zgjedhore të kandidatëve duhet të dorëzohen jo më vonë se mesnata e 12 marsit.

Partia Socialiste e Serbisë dhe Partia Përparimtare Serbe në pushtet deklaruan se do të mbështesin Presidentin aktual Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq kishte fituar edhe në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 2 prill 2017.

Ai kishte fituar edhe në zonat me popullatë të dendur boshnjake dhe hungareze. /trt