Serbia dështon në përpjekjet e saj për të minuar marrëdhëniet e Kosovës me Katarin

Shteti i Katarit vazhdon mbështetjen e palëkundur për Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit që zhvilloi sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla me ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali Bin HAMAD AL-MARRI, marrëdhëniet në mes të dy vendeve u vlerësuan si të shkëlqyera.

Ambasadori i Shtetit të Katarit, AL-MARRI, siguroi ministren Haradinaj-Stublla se qëndrimi i Doha-s mbetet i pandryshuar dhe se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.