Serbia ndalon tre shqiptarë në kufi, dyshuan tek droni që posedonin

Policia kufitare e Serbisë ka ndaluar sot në vendkalimin kufitar në Preshevë, tre shtetas shqiptarë të hyjnë në këtë territor. Sipas raportit të Policisë, këta persona nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm dhe po bartnin me vete një dronë.

“Ata nuk deshën të na tregonin ne se po bartnin një dronë me vete, dhe që është një rrezik i madh për ndeshjen e nesërme.

Ne vendosëm që të mos i lejojmë këta shqiptarë të hyjnë në shtetin tonë. Në këtë rast, droni nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm”, thuhet në mediat serbe.

Sipas raportimeve thuhet gjithashtu se shqiptarët ishin nisur për në Beograd për detyrime biznesore, por që ishin persona të dyshuar.

E gjithë këtë kontroll të shtuar Policia e Serbisë e ka lidhur me ndeshjen futbollistike e cila pritet të zhvillohet nesër në Beograd, në mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Sipas tyre, kontrolli i shtuar është vendosur për arsye të ngjarjes që ndodhi në tetor të vitit 2014, në stadium kur gjatë lojës Serbi-Shqipëri, mbi terrenin e stadiumit ishte shfaqur flamuri shqiptarë.

Siç thuhet e  gjithë kjo shkaktoi tensione të ngritura dhe në mënyrë që të parandalohet provokimet e ngjashëm, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Sigurimit të Informacioneve në Serbi, mori të gjitha masat e nevojshëm për ndeshjen e nesërme, që të zhvillohet pa incidente./Mesazhi/