Serbia tenton ta fus Rusinë në Kosovë përmes organizatave humanitare

Në mënyrë indirekte Serbia po tenton që përmes organizatave humanitare të fus ndikimin rus në Kosovës duke, siç pretendon Gjuriq, i ndihmuar komuniteteve serbe që jetojnë në vend.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq u takua sot me drejtorin e “misionit rus humanitar” (RHM), Yevgeny Primakov, me të cilin ka diskutuar për disa projekte dhe aktivitete të OJQ-ve në komunitetet serbe në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Drejtori i “misioni humanitar rus” njoftoi se përfaqësuesit e RHM në Medvegjë kanë ofruar automjete të posaçme sanitareje në shërbim të urgjencës mjekësore, për të cilat janë kujdesur që t’i sigurojnë qytetarët e Federatës Ruse, shkruan Tanjug.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fillim të shkurtit në Sarajevë, deklaroi se aleanca ka vërejtur një rritje të madhe të ndikimit rus në Ballkan dhe po bashkëpunon me partnerët që t’i përballoj ndërhyrjet nga Moska.

Këto ndërhyrje në rajonin tonë arritën kulmin me komplotin e dështuar për të bërë grushtshtet në Podgoricë, duke bërë përpjekje që ta çonin Malin e Zi në luftë civile, transmeton lajmi.net.

Edhe “Guardian” këto ditë publikoi dokumente që dëshmonin përpjekjet ruse që të ndalonin integrimin euroatlantik të Maqedonisë, duke u munduar të nxisin një konflikt të brendshëm ndëretnik atje.

Veprime intensive të rusëve janë parë edhe në Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë dhe vende të tjera të rajonit, porse baza e këtyre veprimeve dyshohet të jetë Serbia.

Por, kohëve të fundit, vëmendjen e mediave ndërkombëtare e ka tërhequr edhe krijimi i një qendre të madhe të spiunazhit në Serbi të Jugut, përkatësisht në Nish, nën emrin e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe (Russian-Serbian Humanitarian Center).