Sërish alarm për bombë tek Rektorati i UP-së

Sërish është pranuar me anë të e-mailit një kërcënim për bombë në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë pasditen e së martës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke njoftuar se forcat e rendit kanë ndalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”, ka bërë të ditur Ahmeti për lajmi.net

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, ka përfunduar ajo.