Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur sërish pas hedhjes së gazit lotsjellës për herë të katërt.
Gazetari i Periskopit raporton se në mbledhje tashmë kanë shkuar shefat e grupeve parlamentare.
Pritet vendim për përjashtimin e deputetëve të VV’së, Valon Ramadani e Shemsi Syla, të cilët gjuajtën gaz lotsjellës.
Para pak çastësh, Kuvendi ka shkuar sërish në pauzë, pas hedhjes së gazit lotsjellës.