Sërish trazira në Mineapolis, policia qëllon për vdekje 20-vjeçarin me ngjyrë

Një 20-vjeçar me ngjyrë është vrarë nga policia në SHBA, gjë që ka bërë që në Mineapolis të nisin sërish protestat. Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome mbi protestuesit.

Viktima është identifikuar nga të afërmit si Daunte Wright. Sipas policisë, 20-vjeçari është ndaluar për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Nga verifikimet e oficerëve, rezultoi se Wright kishte një urdhër arresti të pashlyer dhe në momentin që oficerët u përpoqën ta arrestonin, ai u largua me makinën e tij. Ka qenë pikërisht ky momenti kur Wright është qëlluar nga policia.
Ngjarja ka sjellë sërish trazira në Mineapolis dhe ka detyruar autoritetet të vendosin një orë policore. Tensionet në qytet janë të larta, ndërsa është ende duke u zhvilluar gjyqi për vrasjen e George Floyd. /euronews