SHBA po dërgon dy ekipe urbane të kërkim-shpëtimit në Turqi për të ndihmuar në përpjekjet e vazhdueshme të rimëkëmbjes, njoftoi Shtëpia e Bardhë pas tërmeteve shkatërruese që goditën rajonin, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se SHBA është “në procesin e vendosjes” së ekipeve prej 79 personash, përveç personelit tashmë në terren “për të mbështetur përpjekjet turke të kërkim-shpëtimit dhe për të ndihmuar në adresimin e nevojave të të gjithë atyre që janë është lënduar ose zhvendosur nga tërmeti”.
“USAID dhe Pentagoni po koordinohen gjithashtu tani me homologët e tyre turq për ndihmë shtesë. Dhe sigurisht, partnerët humanitarë të mbështetur nga SHBA do t’i përgjigjen shkatërrimit brenda Sirisë”, shtoi ai.
Njoftimi vjen pasi presidenti amerikan Joe Biden tha më herët gjatë ditës se ai udhëzoi administratën e tij “të monitorojë nga afër situatën në koordinim me Turqinë dhe të sigurojë gjithë ndihmën e nevojshme”.
Të paktën 1.650 njerëz humbën jetën dhe 11.119 të tjerë u plagosën në 10 provinca, pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë jugore.





