SHBA dhe OSBE: Partitë të ndërprenë fushatën e frikësimeve politike

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë dhe OSBE-ja, përmes një kumtese të përbashkët, kanë ftuar të gjitha partitë dhe subjektet politike të Kosovës t’i ndërpresin të gjitha format e frikësimeve politike.

“Garuesit politik Kosovarë kanë të drejtë elementare demokratike për të zhvilluar fushatë bazuar në idealet e tyre për të ardhmen e kësaj shoqërie dhe duhen të jenë në gjendje ta ushtrojnë këtë të drejtë pa qenë të kërcënuar apo të frikësuar”, thuhet në kumtesën e Ambasadës Amerikane dhe OSBE-së.

“Ftojmë të gjithë liderët politik që t’i refuzojnë dhe ti dënojnë të gjithat format e frikësimeve, kurse nga Task Forca Zgjedhore presim që në përpikëri t’i hetoj të gjitha raportet e çfarëdo përpjekjeje të marrë për ta manipuluar këtë proces demokratik”, thuhet në kumtesë.